Panik në Durrës pas rasteve me meningit akut! 80% mungesa, shkollat nuk dezinfektohen

Pavarësisht përhapjes së virozave dhe rastit të meningitit akut, që ka rritur ndjeshëm pasigurinë e prindërve për shëndetin e fëmijëve, shkollat në Durrës nuk janë dezinfektuar, ndryshe nga kopshtet dhe çerdhet.

Mungesat në institucionet arsimore parauniversitare janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në shkollat “Kushtrimi i Lirisë’ “Eftali Koçi”, që e bëjnë mësimin në të njëjtën godinë, ku mungesat ditët e fundit arrijnë deri në 80% në klasa, pas konfirmimit të rastit me meningit akut.

Megjithatë, mësimi vijon edhe në klasa me vetëm një nxënës, vendim që ka shkaktuar reagime nga prindërit dhe mësuesit.

Drejtoresha e Qendrës Ekonomike të Arsimit në Durrës, Lindita Muhedini, sqaron për TCH se dezinfektimi është kryer vetëm në çerdhet dhe kopshtet me fjetje, për shkak të mungesave të shumta, ndërsa për shkollat nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga autoritetet arsimore.

Mungesa e një koordinimi mes institucioneve arsimore dhe autoriteteve shëndetësore mbetet shqetësim për prindërit, që kërkojnë masa për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve në moshën shkollore.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë