“Paniku nuk iu çon askund”, Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve: Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, iu drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh të rëndësishëm për të mposhtur koronavirusin.

Bino iu kërkon qytetarëve të vetëizolohen, nëse shfaqin shenja respiratore, të ruajnë distancën 1 metra me të tjerët, e mbi të gjitha të mos përfshihen nga paniku.

“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1744721852368544/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni