Paracetamoli nuk vlen për dhimbjen e shpinës

Paracetamoli është i pa efektshëm për trajtimin e dhimbjeve të shpinës apo osteoartritit (plakja e kockave), edhe pse trajtim i rekomanduar. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë një grup studiuesish australianë.

shpinaDuke u bazuar në shqyrtimin e provave të bëra në 13 klinika, gazeta “British Medical” deklaron se ilaçet nuk mund të kurojnë aftësinë e kufizuar ose të përmirësojmë cilësinë e jetës, madje përdorimi i shpeshtë i tyre mund të ndikojë në dëmtimin e mëlçisë.

Ekspertët e këtij studimi thonë se pacientët, para se të vendosin të marrin ilaçe, duhet të kryejnë një konsultë me mjekun.  Dhimbja e kurrizit në Britaninë e Madhe prek rreth 26 milion njerëz çdo vit.

Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit dhe Kujdesit rekomandon përdorimin e paracetamolit për dhimbjet e shpinës dhe për osteoartritin ( dhimbjen e kockave) .

Një ekip në universitetin e Sidneit (Sidney)  pas një studimi që bëri tek 5.000 pacientë doli në përfundimin se paracetamoli nuk ishte efektiv në reduktimin e dhimbjeve, ndërsa në lehtësimin e dhimbjeve të osteoartritit shkalla e ndikimit është e ulët.

Gustavo Machado, një prej pjesëmarrësve të studimit, shprehet se paracetamoli dëmton mëlçinë. Pacientët të cilët morën paracetamol kishin 4 herë më shumë gjasa të kishin cilësi më të ulët jetese në krahasim me ata që nuk morën këtë medikament./ BBC/ Përshtati: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Mjekëve u kërkohet të rimendojnë ilaçet për diabetin: 40% e pacientëve rrezikojnë shëndetin e tyre
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit