Paracetamoli vdekjeprurës, Urdhri i Farmacistëve: Është një lajm i rremë

Në Facebook ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit një lajm viral mbi ekzistencën e një virusi vdekjeprurës në përmbajtjen e paracetamolit P/500.

“Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetamol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimin e përhapur në Facebook.

Me mijëra përdorues të Facebook-ut e kanë postuar këtë mesazh, duke përhapur kështu përhapur panik tek njerëzit e tjerë. Mediat e huaja kanë reaguar duke thënë kemi të bëjmë me një lajm fiktiv.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë. Urdhri është në sinkron të plotë me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duke theksuar se nuk ka “asgjë të vërtetë mbi gjoja ‘rrezikun’ që vjen nga përdorimi i paracetamolit”.

Gjithashtu thuhet se Paracetamoli P/500 nuk qarkullon në tregun tonë.

“Postimi qe është bere viral ne rrjetet sociale është thjeshte ‘Fake News’!”, sqaron Urdhri i Farmacistëve./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë