Paralajmërimi i ekspertëve: Antibiotikët gjatë shtatzënisë dyfishojnë rrezikun për abort

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Antibiotikët e zakonshëm mund të shkaktojnë abort nëse merren në fazat e para të shtatzënisë, ka zbuluar një studim i fundit.

Edhe pse shumë lloje të antibiotikëve thuhet se janë të sigurt, disa forma të caktuara lidhen me një rritje të konsiderueshme të rrezikut.

Ekspertët thonë se lidhja mes tyre është sidomos shqetësuese duke qenë se infeksionet janë më të zakonshme gjatë shtatzënisë, prandaj gratë duhet të marrin këto ilaçe. Shkencëtarët kanadezë, të cilët kanë monitoruar më shumë se 90 mijë gra shtatzëna, zbuluan se disa antibiotikë dyfishojnë rrezikun  e abortit.

Mjekët kanë paralajmëruar gjithmonë se antibiotikët mund të rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme ose foshnja mund të lindë me peshë të vogël trupore, ndërsa ky është studimi i parë që vërteton lidhjen e antibiotikëve me abortin.

Gjithsesi ekspertët theksojnë se shumë antibiotikë janë të sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë dhe është e rrezikshme nëse infeksionet lihen pa trajtuar.

Megjithatë, studimi i publikuar tek Revista e Shoqatës Mjekësore Kanadeze sugjeron se duhet të tregohet kujdes në lidhje me zgjedhjen e antibiotikëve që përdoren për trajtimin e infeksioneve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?