Parandalimi i hemorroideve dhe dieta ushqimore e nevojshme

Për gazetën “Shëndet+” Esmeralda Runa, gastrohepatologe

Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut për formimin e hemorroideve. Kjo pasi parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale.

HemorroidetKur dieta ushqimore është korrekte, e pasur me lëngje dhe fibra arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë, duke mënjanuar problemet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Linja e të ngrënit është:

  • Sa më shumë të ziera dhe të pjekura
  • Evitoni të skuqurat, pikantet, lajthitë, bajamet, çokollatat
  • Sa më shumë lëngje, për të shmangur dehidratimin e trupit.

Për sa i përket përditshmërisë, do të rekomandoja të shmanget pozicioni ulur në karrige për një kohë të gjatë. Si dhe është e rëndësishme të shmangni uljen në vendet e ftohta. Gjithmonë duhet të ketë një jastëk mbi karrige.

Aktiviteti fizik, ku përshihet e ecura, dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe