Parandaloni rrudhat dhe shenjat e plakjes përmes këtyre mënyrave natyrale

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Dieta e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime është thelbësore për funksionimin normal të organizmit dhe trupit.

Të gjitha zakonet e këqija do ta plakin më shpejt trupin. Konsumi i duhanit, alkoolit, dieta e varfër ushqimore etj janë disa nga faktorët që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në plakjen e shpejtë të lëkurës.

plakjeUshqimet më të mira anti-plakje janë ato ushqime që janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Ja disa prej tyre:

Hudhra: është e përbërë nga alicina, një antoksidant shumë i fuqishëm që forcon sistemin imunitar dhe parandalon disa lloje kanceri.

Brokoli: është e pasur me fibra që ndihmojnë në shëndetin e lëkurës.

Domatja: likopeni është elementi më i rëndësishëm në këtë perim, ai parandalon rrudhat dhe i fal lëkurës shëkelqim.

Boronicat: kanë efekte antibiotike, antioksidante dhe anti-inflamatore.

Kakao: është i pasur me magnez, ndihmon në përqëndrim dhe përmirëson ndjeshëm shëndetin e lëkurës.

Të gjitha produktet që përmendëm më sipër parandalojnë degjenerimin dhe vdekjen e qelizave. Ato luftojnë bakteret e rrezikshme në trup dhe shmangin efektet e parakohshme të plakjes.

Një dietë e ekulibruar duhet të shoqërohet gjithmonë edhe me hidratim të mirë. Kjo do të thotë se ju duhet të pini rreth 2 litra ujë në ditë nëse doni që lëkura juaj të ketë më shumë shkëlqim dhe hidratim.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave