Kryefaqja Lajm kryesor Parkinsoni, kur simptomat zhduken plotësisht

Parkinsoni, kur simptomat zhduken plotësisht

0
Shpërndaje

Për Gazeta Shëndet Plus, Dr. Altin Kuqo, mjek neurolog i shërbimit të neurologjisë pranë

Në Shqipëri prevalenca e sëmundjes 8 për 1000 banorë

Parkinsoni është një sëmundje e sistemit nervor qendror, madje sëmundje e trurit, që hyn në grupin e sëmundjeve degjenerative. Pra, sëmundje që ka si bazë humbjen e qelizave të trurit me funksione të caktuara. Në rastin e parkinsonit humbasin pikërisht ato qeliza që kanë funksion ndihmës në kryerjen e lëvizjeve, kanë funksion kontrollues mbi kryerjen e lëvizjeve normale si dhe kanë funksion në saktësinëe shkathtësinë e lëvizjeve. Pra, nuk janë qeliza që janë përgjegjëse për lëvizjen në vetvete, por qeliza që lëvizjen e bëjnë të koordinuar, të rregullt, të zhdërvjellët dhe të saktë. Më tepër në lidhje me sëmundjen na tregon Dr. Altin Kuqo, mjek neurolog i shërbimit të neurologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjeku thotë se parkinsoni nuk duhet konsideruar vetëm si një sëmundje e moshës së tretë. Në këtë intervistë për gazetën “Shëndet+” ai tregon edhe rastet e shfaqjes së parkinsonit në moshë të re dhe të mesme.

Sa i përket moshës që preket. Ju thatë që është një sëmundje degjenerative. Kjo do të thotë se lidhet vetëm me moshën e tretë apo ka dhe raste të tjera?

Në përgjithësi janë të sëmurë të moshës mbi 60 vjeç dhe për këtë arsye vite përpara parkinsoni konsiderohej vetëm si një sëmundje e moshës së tretë. Por me kalimin e viteve diapazoni i moshës është zgjeruar. Kemi shfaqje të parkinsonit të dekadës së dytë dhe të tretëqë konsiderohet si parkinsoni i moshës së re. Këtu ka një bazë të fortë gjenetike për shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjes sëparkinsonit, por kemi edhe parkinsonin normal, i cili vjen pas moshës 60 apo 65 vjeç. Megjithatë, edhe fasha e moshës 45-55 vjeçështë mjaft e prekur. Ne shpesh ndeshim raste të tilla.

Cilat janë arsyet që mosha e të prekurve me parkinson është ulur?

Arsye fikse nuk mund të them. Sëmundja e parkinsonit është një sëmundje e cila gjithmonë është karakterizuar nga shkaqe multifaktoriale. Pra, nuk ka një shkak të vetëm për parkinsonin. Padiskutim ka një predispozitë gjenetike. Por, janë edhe faktorë të tjerë si ambientalë, ushqimorë, fizikë, lidhen me stilin e jetës, veset si duhani dhe alkooli. Të gjitha këto ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit. Fakti që mosha ulet tregon pikërisht që shkaktarët dhe faktorët shpërthyes në rastin e parkinsonit janë disa. Dhe po të shikojmë të gjithë këta faktorë që unë përmenda, janë mjaft të zhvilluar në mënyrën aktuale të jetesës në botë.

Cilat janë shenjat e para të shfaqjes së kësaj sëmundje?

Sëmundja e parkinsonit kur është përshkruar në fillimet e saj nga neurologu James Parkinson, prej të cilit është emërtuar edhe kjo sëmundje, ka pasur disa shenja tipike që ai i ka veçuar. Këtu përfshihej dridhja, kryesisht e duarve, dhe kjo dridhje kishte një karakteristike sepse ndodhte vetëm kur pacienti ishte në qetësi dhe zhdukej kur pacienti kryente aktivitet. Ngadalësimi i veprimeve ishte një tjetër shenjë. Ngadalësimi në shkrim, në ecje, ndryshimi i të qëndruarit në këmbë, pacientët merrnin pozicion të kërrusur dhe ndryshimet e ecjes shenjat. Ishte një ecje me hapa të vegjël dhe këmbët zakonisht nuk ngriheshin nga toka, por tërhiqeshin zvarrë nga pacienti. Duke u shtuar njohuritë mbi parkinsonin dhe sëmundjet e tjera neurologjike, është vërejtur se shenjat tipike të parkinsonit paraprihen nga shenja të tjera, të cilat mund të jenë, qoftë të karakterit psikiatrik si pwrshembull pacientë që për një periudhë kohe trajtohen si të sëmurë me depresion, kanë humor të rënë, janë të ngathët, kanë vështirësi në të menduar dhe paraqesin edhe simptoma depresive, të cilat mund të trajtohen për vite si depresion, por më vonë duke u plotësuar shenjat tipike tëparkinsonit. Kuptohet se aty kemi pasur një pacient me parkinson dhe jo një të sëmurë që vuan nga një problem psikik. Mund të ketë sëmundje të karakterit sensitiv përpara se të shfaqen shenjat tipike të parkinsonit. Ndodh shesh që shumë të sëmurë trajtohen për vite për shkak të dhimbjes së kyçeve, por që pas shumë kohësh ndodh që të shfaqin klinikën e pastër të sëmundjes së parkinsonit. Shenja të tjera jotipike për rastin e parkinsonit është humbja e nuhatjes. Ka shumë pacientë të cilët janë shumë të vëmendshëm nga ndryshimet që ndodhin në organizmin e  tyre dhe mund të vijë edhe për një ankesë fare pa rëndësi që nuk dallon dot aromat e ndryshme, të gjellës apo parfumeve. Kjo në disa raste është një shenjë e parkinsonit, por kjo nuk do të thotë qëçdo pacient në moshë me këtë simptomë të ketëparkinson. Diagnoza e sëmundjes së parkinsonit, e cila ka gjithë këto shenja, është shumë komplekse dhe kërkon kohën e vet. Pra, është koha ajo që e pjek diagnozën, nuk është mjeku ai që gjatë vizitës së parë vendos. Duke u zhvilluar shenjat, sepse jo të gjitha vijnë njëkohësisht, diagnoza kristalizohet pastaj dhe është e kuptueshme që gjendemi përballë sëmundjes së parkinsonit.

A ekzistojnë studime për sëmundjen e parkinsonit? Sa është numri i të prekurve për banorë në vendin tonë?

Sigurisht që ka studime. Janë kryesisht studime epidemiologjike dhe janë edhe më të thjeshta për t’u realizuar. Nga një studim që kemi realizuar ne mjekët e shërbimit të neurologjisënë QSUT, rezulton se në Shqipëri prevalenca e prekjes nga parkinsoni është 8 persona për 1000 banorë.

Po sa i përket gjinisë? Cila prej gjinive është më e predispozuar të preket nga sëmundja e parkinsonit?

Nuk ka diferencë. Parkinsoni prek pothuajse njësoj të dyja gjinitë. Por, por, në disa raste më shumë meshkujt, pasi ata janë më të predispozuar ndaj faktorëve të jashtëm si ndotjet, traumat, ku ndikon dhe mënyra e jetesës.

Cilat janë mënyrat e kurimit tëparkinsonit? Mendoni se ka përparuar shkenca në këtë aspekt?

Parkinsoni duhet të kemi parasysh se është një sëmundje që nuk shërohet. Kjo do të thotë se qelizat e dëmtuara nuk rikuperohen më. Madje, në momentin që ne e kuptojmë se pacienti ka parkinson, ose ka shfaqur shenjat e para të parkinsonit, gati 60% e qelizave që janë përgjegjëse për sëmundjen, janë të humbura. Domethënë, ne e marrim të sëmurin me 40% të qelizave të shëndosha, flas për qelizat që janë përgjegjëse për këtë sëmundje. Sëmundja e parkinsonit prek ato qeliza të sistemit nervor qendror të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e një substance që quhet neuro-transmetues, pra që transmeton sinjalin nga një qelizë tek një tjetër. Ky neuro-transmetues quhet dopaminë. Është vënë re që pikërisht ulja e sasisë së dopaminës në tru, është përgjegjëse për të gjitha simptomat që përmendëm më lart. Në këtë logjikë, dalim në konkluzionin se meqë substancën e kemi të ulur në sasi, ne ja japim pacientit me tableta nga goja dhe pacienti duhet të jetë mirë. Prodhimi i dopaminës ka sjellë një trajtim shumë cilësor të pacientëve që vuajnë nga parkinsoni. Ky medikament ka ulur ndjeshëm për vite me radhë invaliditetin, pasi parkinsoni duke qenë një sëmundje që prek funksionet motorë të njeriut, e bën personin invalid, jo vetëm të punojë, por edhe që të kryejë aktivitetin e tij të përditshëm. Janë pacientë që duke u rënduar gradualisht, gjithmonë e më tepër kanë nevojë për ndihmën e familjarëve, pra nevojiten shumë burime njerëzore për t’u kujdesur për personin me parkinson. Kështu që shpikja e dopaminës solli ndryshim rrënjësor. Pacientët që vuajnë nga parkinsoni kanë edhe një periudhë që shkon nga 5 deri në 10 vite, ku simptomat largohen pothuajse plotësisht. Shpeshherë mendohet se me zhdukjen e simptomave pas përdorimit të dopaminës sëmundja është larguar, por në të vërtetë nuk është ashtu. Pastaj me kalimin e kohës, kuptohet sasia e neuroneve që prodhojnë dopaminën bie akoma dhe më shumë dhe efektet e dopaminës fillojnë të zbehen apo edhe zhduken plotësisht. Më vonë pastaj nisin të shfaqen efektet anësore të mbidozimit nga dopamina, pasi substanca nuk dëmton vetëm neuronet që e prodhojnë dopaminën, por edhe neuronet që e presin atë. Pra, jo vetëm përçuesi i sinjalit, por edhe marrësi i sinjalit dëmtohet. Kështu duke i dhënë pacientit dopaminë nga goja ne krijojmë një tepri dopamine dhe këtu fillojnë të shfaqen efektet e anësore të medikamentit. Më vonë ndërhyhet me medikamente të tjera sigurisht.

Kur kalon periudha 5-10 vjeçare që është “muaj mjalti” ndërmjet ilaçit dhe pacientit, pra periudhë kur pacienti është i lumtur, i zbehen simptomat dhe nuk ndihet i varur nga të afërmit e tjerë, atëherë rifillojnë problemet dhe kërkohen alternativa të tjera trajtimi. Një nga efektet e përdorimit për kohë të gjatë të dopaminës janë ato që quhen ON dhe OFF. Pra, pacienti kur i vjen orari për të marrë medikamentin tjetër, nuk kryen asnjë lloj veprimi, është i ngrirë dhe që cilësohet si periudha OFF. Por e kundërta ndodh sapo merr medikamentin, pasi pacienti menjëherë fillon të lëvizë dhe cilësohet si periudha ON. Por çështja është se medikamenti e ka kohën e veprimit shumë të shkurtër dhe pacienti duhet ta marrë shumë shpesh që të ketë efekt të vazhdueshëm.

Pra, nuk mjaftojnë 2 apo 3 herë në ditë si me barnat e tjera, por kërkohet 4 e më shumë vakte. Kjo padiskutim që ka efekte anësore tek pacienti. Kur edhe kjo mundësi të ezaurohet (Pacientit i duhet që në mënyrë të përsëritur gjatë ditës dhe natës të marrë këtë medikamnet) cilësia e jetesës ulet shumë. Pas këtij medikamenti ka një zgjidhje tjetër, është përdorimi i duodopos. Edhe kjo ka një periudhë përmirësimi, por metodat e  tjera janë kirurgjikale. Metodat e tjera të trajtimit përfshijnë edhe kujdesin paliativ, ku përfshihen shenja të tjera si pagjumësia, dhimbja, halucinacionet etj.

Çfarë alternativash tjera u ofroni pacientëve?

Padiskutim që fizioterapia është një metodë që rekomandohet edhe tek të sëmurët me parkinson, praktikisht tek ata që janë akoma në fillim të sëmundjes së tyre dhe që kanë akoma mundësitë dhe aftësitë e motorikës. Aktiviteti fizik është një aktivitet, i cili krijon mirëqenie në trup dhe shëndet tek të gjithë njerëzit. Sidomos tek pacientët me parkinson, aktiviteti fizik është diçka që u rekomandohet në mënyrë të vazhdueshme. Nuk rekomandohet që ata të rrinë meqë kanë vështirësi për të lëvizur. Duhet të ndodhë e kundërta. Kërkohet vullnet për të lëvizur në mënyrë që të rriten akoma më shumë aftësitë./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here