Pas denoncimeve të “Shëndet+”, reagon QSUT-ja: Po furnizojmë Onkologjikun

Denisa Canameti / Shëndet+

QSUT-ja ka reaguar pas denoncimeve të gazetës “Shëndet+” për mungesën e medikamenteve në shërbimin e onkologjisë.denoncim

“Shërbimi është furnizuar me Doxorubicinë, që prej një jave, në mënyrë të rregullt”, shprehen burimet zyrtare pranë administratës së QSUT-së për gazetën.

Doxorubicina, është kimiopreparati që u denoncua si mungesë nga pacientët e shërbimit të onkologjisë, në redaksinë e Shëndet +. Pretendimet e pacientëve ishin se ata janë detyruar ta blejnë këtë medikament jashtë spitalit dhe me një kosto  të papërballueshme.

Ekipi i kësaj gazete pas një investigimi disa javor denoncoi hapur, me fakte, mungesën e këtij medikamenti si dhe shumë medikamenteve të tjera pranë këtij shërbimi, duke ngritur alarmin për krizën në të cilën është zhytur ky shërbim. Duket se denoncimet e herëpashershme, duke patur në fokus, veçanërisht të sëmurët me sëmundje të rënda kanë bërë që instancat të reagojnë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak