Pas importeve paralele të Ministrisë, ikin firmat serioze farmaceutike

xhafaj

Denisa Canameti

Ajo çfarë ishte paralajmëriar nga përfaqësi serioze farmaceutike fatkeqësisht tashmë po ndodh.  Përfaqësuesi i firmës farmaceutike angleze GlaxoSmithKline , Roland Xhafaj pohon për gazetën Shëndet Plus tërheqjen e firmës nga tregu ynë. “Më vjen keq por kjo është e vërtetë. Firma në Angli na kërkoi të tërhiqemi dhe për fat të keq tashmë do kemi një prezencë fare minimale në Shqipëri. Duke ditur seriozitetin e kësaj firme dhe cilësinë e produkteve kjo është një  fatkeqësi për vendin tonë”,- thekoi Xhafaj. Pyetjes se cilat janë arsyet e këtij vendimi Roland Xhafaj theksoi se kjo lidhet me situatën ekonomike të vendit tonë si edhe vendimet që janë marrë nga dikasteri i Shëndetësisë vitet e fundit. “Më vjen keq por firma  GlaxoSmithKline në Angli vendosi të mos jemi më në Shqipëri”, përfundoi Roland Xhafaj.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi