Pas letrës së pacientëve drejtuar Kryeministrit, Onkologjiku furnizohet me barna

Denisa Canameti

Shërbimi i Onkologjisë ka pasur një përmirësim të dukshëm të furnizimit me medikamente këto dy ditë. Kjo ka ardhur menjëherë pas letrës së hapur që i’u adresua Kryeminitrit Edi Rama për mangësitë në spitale sidomos për sëmundjet e rënda.

Pacientja Leonora Gjoni denoncoi listën e gjatë të shpenzimeve  që blen nëpër farmaci private duke blerë barnat e shtrenjta ndër të cilat ishte edhe bari doxoburitin.

Ndërkohë burime zyrtare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pohojnë se pikërisht ditën e merkurë kur është bërë denoncimi kanë bërë një furnizim të këtij medikaonklogjik 11menti, por edhe të medikamentev të tjera në Onkologjik.

“Tashmë kemi një furnizim të disa barnave që duhen për pacientët që vuajnë nga tumoret. Është e vërtetë që ditën e mërkurë kanë ardhur 435 flakon të medikamentit që denonconte pacientje. Duhet të dini se situata po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe ky është një lajm i mirë për pacientët”, pohojnë burme zyrtare të QSUT-së.

Ndërkohë edhe mjekët e spitalit Onkologjik e pohojnë përmirësimin me disa nga medikamentet që duhen për pacientët me sëmundje të rënda. “Për fat të mirë po vëmë re përmirësim me medikamente. Duhet të dini se këto barna janë të domosdoshme për pacientët. Pos doxoburicinës kanë ardhur  këto dy ditë edhe bari epirubin, sorafebin, sunitinib”,- pohojnë mjekët e spitalit Onkologjik.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak