Kryefaqja Aktualitet Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndërron jetë vajza e stilistes...

Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndërron jetë vajza e stilistes shqiptare

0
Shpërndaje

Blertina Koka/ Shëndet+

Rebeka Rexhepi ka ndërruar jetë, pas një beteje të gjatë me kancerin. Vajza e stilistes kosovare, Xheraldina Rexhepi, u diagnostikua me kancer në moshën 16 vjeçare. Ndonëse në 2014-ën ajo arriti të zhdukte qelizat tumorale nga trupi i saj, kanceri iu kthye përsëri, duke mos mundur të fitonte për së dyti betejën kundër tij.

Rebeka-Rexhepi

Në gusht të 2014-tës, nëna e saj njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook se Rebeka është shëruar nga kanceri. “My baby is kancer free! Miq, Rebeka sot zyrtarisht është e shëruar”, shkroi stilistja kosovare.

Për vdekjen e Rebekës kanë shkruar shumë persona. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka vullnet që të shërohet sëmundja e kancerit dhe është turp për njerëzimin. “Kështu … njerëzimi ka zhvilluar teknologjinë për të arritur pothuajse të pamundurën … ne kemi dërguar njeriun në hënë, ne mund të kalojnë oqeanin për disa orë, të jemi në kontinente të ndryshme në të njëjtën ditë, por .. Ne nuk mund të gjejnë kurën për kancer ?! Unë në fakt mendoj se nuk ka vullnet për të. Nuk ka asnjë makinë. Çfarë një turp për njerëzimin. Sa turp” , ka shkruar Çitaku.

Ndërsa moderatorja Sonila Meço ka shkruar në Instagram-in e saj: “Rebeka ende adoleshente u përball me betejën më të vështirë të jetës. Për vite iu nënshtrua terapive të rënda për trupin e saj të brishtë, duke na dëshmuar me kurajo, sens të fortë humori dhe dinjitet se jeta na është dhënë, sepse jemi të fortë ta përballojmë.Në krah, mbi kokë, në çdo frymëmarrje si një përpetum mobile energjie e dashurie i qëndronte Xheraldina, gruaja së cilës dua kaq shumë t’i ngjaj. Gruaja së cilës çdo kryevepër letrare që ka prodhuar gra të pashlyeshme në kujtesë do t’i bënte drejtësi.”

Luftuan, të dyja, të gjithë bashkë… Fituan disa herë, pa e ditur afatin e fundit. As nuk menduan për kufirin dekurajues, por na dhuruan historinë më të bukur të jetës që kam dëshmuar mes miqve të mi. Rebeka nga sot është engjëlli që luftës sonë në tokë për të jetuar për veten, tjetrin e shtrenjtë dhe gjithcka ia vlen të zgjohesh çdo mëngjes do t’i japë bekim nga lart.

Dje mbi tokë e sot në qiell dashuria e Rebekës dhe Xheraldinës është histori që ia vlen të kujtohet sa herë harrojmë jetën për mijëra çmenduritë që na e çojnë dëm. Faleminderit Rebeka për çfarë na mësove, na ndihmo prej lart mos të përhumbemi këtu poshtë në urrejtje e vdekje të vogla të përditshme prej smire, inatesh, mllefesh. R.I.P Rebeka jonë” . / https://shendeti.com.al/

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here