Pas shërimit të kancerit të gjirit, mjafton 6 muaj për të mbetur shtatzënë

shatazane 2

Pas kurimit të kancerit të gjirit, duhet të pritet 6 muaj përpara se të ngjizet një fëmijë dhe jo 2 vjet siç rekomandonin mjekët para ca vitesh. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “British Medical Journal” të kryer nga një grup ekspertësh të Universitetit “Western” në  Australi. Studimi është kryer te mbi 123 gra ish- të sëmura dhe ka treguar se si shtatzënia jo vetëm nuk ishte e rrezikshme për nënën dhe fëmijën, por sjell efekte të mira për mbijetesën e gruas.

54% e pacientëve që morën pjesë në studim ka ngjizur një fëmijë më pak se 2 vjet pas diagnozës. Brenda këtij grupi 29 kanë abortuar në mënyrë të vullnetshme, 6 spontanisht dhe 27 kanë sjellë në jetë fëmijën. Studiuesit kanë treguar se gratë që kanë mbetur shtatzënë mbijetonin më mirë dhe më gjatë se ato që nuk kishin fëmijë: efekti shtohej bashkë me sasinë e kohës që pritet të ngjizet, por është i dukshëm dhe pas 6 muajsh. “Natyrisht kjo vlen për pacientet që janë shëruar plotësisht dhe që nuk u duhet tu nënshtrohen trajtimeve më të vështira dhe të vazhdueshme”,- kanë nënvizuar ekspertët.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?