PD: Hajdutëria Beqaj, sëmundje ngjitëse, spitali i Vlorës i zhytur në tendera korruptivë‏

Partia Demokratike ka akuzuar sot drejtuesit e spitalit rajonal të Vlorës se e kanë përfshirë institucionin në një skandal dhe aferë korruptive duke realizuar tendera korruptivë.PD

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-ës, Arbjola Halimi tha se “Metodat Beqaj të korrupsionit në shëndetësi, janë transplantuar edhe në rrethe”. Sipas saj, spitali rajonal i Vlorës “ka arritur rekorde hajdutërie, në tendera e ndarje fondesh”.

Halimi ka shtuar se, ky spital ka dhjetëra procedura me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë dhe me fitues të paracaktuar nga drejtoresha. Sipas Halimit, drejtoresha i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrejtë  për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të mjaftueshme.

Ndërkohë, një tjetër shkelje e denoncuar nga opozita është dhe tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku sipas selisë blu, janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë që ka bërë ofertën më të lartë.

Deklarata e plotë e deputetes Halimi:

Metodat Beqaj të korrupsionit në shëndetësi, janë transplantuar edhe në rrethe. Spitali rajonal i Vlorës ka arritur rekorde hajdutërie, në tendera e ndarje fondesh. Ka dhjetëra procedura me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, me fitues të paracaktuar. Titullarja e këtij institucioni, pas të cilës qëndron Kokëdhima, i ka dhënë në një rast 226 milionë lekë firmës kliente të saj, me prokurim të drejtpërdrejtë  për blerje ilaçesh, në kushtet kur nuk kishte asnjë lloj emergjence pasi në magazinë gjendeshin medikamente të majftueshme. Në një rast tjetër, drejtoresha e Kocos, ka dhënë 348 milionë lekë sërish me prokurim të drejtpërdrejtë, një kompanie për blerje ilaçesh, në shkelje të ligjit duke mos vendosur kriterin e detyrueshëm që është vërtetimi nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Por kulmi i drejtoreshës së komisarit të Jugut, është tenderi i pastrimit të spitalit psikiatrik, ku janë përjashtuar të gjitha firmat që kanë ofruar më pak, dhe paratë i janë dhënë kompanisë SORI-AL, që ka bërë dhe ofertën më të lartë. Keni këtu dokumentet që vërtetojnë këtë aferë.   Kjo pra është shëndetësia e Edi Ramës, ku ai vetë i pari, me Beqën e Koçon e gjithë zinxhirin e tyre, janë sulur në këtë grykësi, kush të kapë më shumë miliona. Milionat e ndarja e tyre me miqtë janë prioriteti i Ramës, dhe jo shëndetësia e shërbimi ndaj qytetarëve.

dokument

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a