PD plas skandalin: Mjekët kishin shenja të shumta në fytyrë, ja çfarë zbuluam për maskat që u janë dhënë nga MSH

Partia Demokratike ka denoncuar sot një skandal të rëndë, ku mjekëve u janë dhënë maska që kanë skaduar që prej vitit 2011.

Ishte sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, së bashku me Bardh Spahinë dhe Albana Vokshin, të cilët bërën publike këtë akuzë të rëndë, dhe kërkuan nisjen e hetimeve të menjëhershme nga ana e prokurorisë.

Sipas demokratëve, ata kishin marrë vazhdimisht ankesa nga ana e mjekëve se maskat u jepnin irritime në fytyrë dhe vështirësi në frymëmarrje, dhe më pas u zbulua se kutive iu ishte mbuluar data e skadencës.

“Nuk donim të besonim që ajo që na thanë ishte e vërtetë, por sot jemi përballur me një të vërtetë tronditëse. Nëse e heq pullën, që i është vendosur këtyre maskave sheh se data e skandencës është ajo e vitit 2011. Ne kërkojmë që të nisin menjëherë hetimet për këtë çështje”, u shpreh Bardhi mes të tjerave.

Sipas PD Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë në të gjitha spitalet e vendit 1 milionë e 200 mijë kuti të tilla me maska, dhe për këtë duhet të nisin menjëherë hetimet.

“Kjo tregon që ministria e shëndetësisë është përfshirë në një veprimtari kriminale. Nuk janë mjete mbrojtëse, por mbetje mjekësore që duhet ‘i ishin nënshtruar procedurës së asgjesimit. Mjekët janë sot të rrezikuar, jo vetëm për shkak se kanë qenë të pambrojtur, por edhe për shkak se këto janë mbetje spitalore”, tha më tej Bardhi.

Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 10 raste pozitiv me koronavirus, nga të cilët 8 kanë lidhje familjare dhe kontakte mes tyre, ndërkohë që dy të tjera janë raste të veçuara, një 31 vjeçar që ka ardhur nga Milano, dhe një rast në spitalin e Durrësit.

Burimi: Fax Web

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës