Pedagogia shqiptare në Norvegji: Autoritetet shtetërore nuk përjashtojnë mundësinë që të moshuarit vdiqën nga efektet anësore të vaksinës

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi u injektuan me vaksinën e Pfizer, raporton Agjencia Norvegjeze e Barnave . Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç.

Me 27 dhjetor, Norvegjia ka nisur vaksinimin. Deri me datë 14 janar në Norvegji janë vaksinuar 43.740 persona. Një pjesë e madhe e të vaksinuarve janë persona që jetojnë në qendra rezidenciale për të moshuar. The Norwegian Medicines Agency raportoi se deri në datën 13 janar janë regjistruar 23 raste vdekjesh mes atyre që kanë marrë vaksinën. Dyshohet që efektet anësore mund të kenë ndikuar përshpejtimin e vdekjes tek të moshuarit që janë në gjendje të dobët.

Norvegjia ka zgjedhur të vaksinojë të moshuarit për shkak se ata kanë rrezik më të lartë që të preken ose të vdesin nga Covid-19. Ky lajm prej disa ditësh, ka prekur edhe opinionin publik shqiptar duke shtuar skepticizmin për efektet e vaksinës. Eleni Canameti, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Norvegji, e kontaktuar nga Shëndet+, lidhur me se çfarë thonë burimet zyrtare në Norvegjeze, u shpreh se:

«Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Norvegji është shprehur që kur vaksinojmë të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje të tjera, do te kemi dhe raste vdekjesh pas vaksinimit. Për momentin nuk e dimë nëse këto raste vdekjesh jane shkaktuar nga vaksina apo arsye të tjera. Por nuk mund të përjashtojmë mundësinë që efekte anësore të zakonshme mund të kenë ndikuar në një zhvillim më të shpejtë negativ tek disa pacientë. 23 rastet kanë ndodhur brenda 6 ditëve pas vaksinimit. Nuk duhet të harrojmë që jetëgjatësia në spitale për të moshuar është e shkurtër, dhe që 300 persona vdesin çdo javë mesatarisht (në nivel kombëtar), « u shpreh Canameti.

«Në Norvegji personeli shëndetësor dhe qytetarët mund të raportojnë dyshimet rreth efekteve anësore që mund të përjetojnë. Të gjitha të dhënat rregjistrohen në një database, dhe i jep organeve të caktuara njohuri të menjëhershme mbi të gjitha rastet e raportuara», përmbyll Canameti.

 

 

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO