Pemët që parandalojnë kancerin

fr2

Përbërësit antioksidantë në disa pemë janë të pakrahasueshëm dhe mbrojtja ”e vetme” që kemi për t’i zmbrapsur radikalët e lirë, që shkaktojnë kancerin e që janë prezentë në të gjitha aspektet e jetës. Dukja përplot ngjyra e frutave është një tregues i mirë se ato janë të pasura me antioksidant. Blej fruta organike kurdo që mundesh për të zvogëluar helmet, pesticidet dhe herbicidet. Në vazhdim do të paraqesim pemët që luftojnë dhe parandalojnë kancerin, pra këto pemë kurrë nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj.

– Rrushi: Rrushi është një ushqim shumë i pasur. Përmban vitaminë C, fosfor, potas, tiamin dhe vitaminë B6. Si i thatë vlerat minerale ushqyese koncentrohet në nivele më të larta të potasës, magnezit, hekurit dhe kalciumit. Konsumimi i rrushit dhe rrushit të thatë rregullisht sjell dobi mjekësore. Veprojnë si astringjent, duke ndihmuar në pastrimin e materieve toksike nga trupi, veçanërisht nga trakti digjestiv, mëlçia, gjaku dhe fshikëza e tëmthit. Ato gjithashtu ndihmojnë që të kemi sistem reproduktivë, qarkullim të gjakut dhe lëkurë të shëndetshme (përdoren në produktet për kujdes të lëkurës dhe ato për zbukurim).

Ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe luajnë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës. Rrushi dhe vera përmbajnë rezervatrol, i cili është një antioksidant i njohur me përbërës antikancerogjen. Rrushi i thatë është një ushqim i shkëlqyeshëm për njerëzit sportivë dhe ata që bëjnë jetë të shthurur (pa planifikim) për shkak se treten lehtë dhe janë përplot me energji.

– Dredhëzat: Të njohura si ilaç tradicional për dhimbjet e barkut, dredhëzat ulin kolesterinën, zvogëlojnë shtypjen e gjakut, janë të mira për shëndetin e zorrëve e bile edhe mund të largojnë gurët nga veshkat. Janë të pasura shumë me vitaminë C dhe përmbajnë potasë, acid folik, magnez, vitaminë B5 dhe fibër. Janë diuretik (që nxisin urinimin), depurator (që largon papastërtitë) dhe pastrues tonik. Dhe nëse hahen në sasi të mëdha mund të ndikojë si laksativ. Dredhëzat kanë acid fenolik, i cili është anti-kancerogjen dhe anti-inflamacionit.

– Ananasi: Disa studime të fundit kanë zbuluar se një enzimë, që gjendet në ananas e që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat), ndihmon në mbrojtje të formën e ADN-s. Kjo aktivizon një gjen anti-kancerogjen që më pas lufton tumoret. Në disa prova klinike bromelin ka zvogëluar inflamacionin dhe kështu ka ndihmuar në ndalimin e koagulimit të gjakut dhe trombozës.

Ananasi ka sasi të larta të antioksidantëve, të cilët luftojnë radikalet e lirë të dëmshme. Konsumimi i tyre i rregullt zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare, kancerin në zorrë, osteoartritin; sulmet astmatike dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar. Një studim nga Universiteti i Nju-Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale. Ananasi ndihmon trupin në luftë kundër baktereve në sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe si rezultat zvogëlon zhvillimin e diabetit, sëmundjes së zemrës dhe goditjen. Ananasi gjithashtu përmban tiamin, potas dhe është përplot vitaminë C.

– Molla: Mollët përmbajnë një numër të fitokemikaleve si flavonoid, kuersetin, kateqin, floridzin dhe acid klorogjenik. Ato shndërrohen në antioksidant të fuqishëm në trup, duke ndryshuar përbërësit e gjakut dhe duke ndihmuar në largimin e yndyrave kështu duke ndihmuar që kolesterina LDL të prishet në gjak e të shkaktojë aterosklerozën. Flavonoidet ndihmojnë luftimin e radikalëve të lirë, forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë luftimin e shpërndarjes së qelizave kancerogjene. Studime të bëra në Universitetin ”Cornell” kanë zbuluar se përbërësit në lëvoren e mollës, që quhen triterpenoid, vrasin qelizat kancerogjene në testet laboratorike dhe munden që gjithashtu të frenoj rritjen e tumorit.

Mollët kanë fibër, vitaminë C, amino acide dhe janë të pasura me minerale dhe kanë më shumë fosfat sesa cilido pemë apo perime tjetër.

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet