Penalizimi i mjekëve, ministri Beqaj takim konsultues me profesionistët e shëndetit

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mblodhi në një takim pune përfaqësues të Shoqatave të profesionistëve të shëndetit, Presidentët e Urdhrave të profesionistëve të shëndetit dhe shefat e shërbimeve të specialiteteve, ku u diskutua në lidhje me propozimet për rishikimin e dispozitave të caktuara të Kodit Penal të Shqipërisë.

Takimi është në vijim të letrës që drejtuesit e shoqatave i kan​ë dërguar në datën ​23 ​nëntor 2016 institucioneve më të larta të shtetit, pas diskutimit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë për rivlerësimin e legjislacionit për përgjegjësitë penale të profesionit të mjekëve në takimin me përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike që kanë rol në mbarëvajtjen e profesionit të mjekut në datën 7 tetor 2016, si dhe bazuar në projektin e ri që Ministria e Drejtësisë ka hartuar për ndryshimet në Kodin Penal.

Fryma e përgjithshme e kërkesës së komunitetit të profesionistëve të shëndetit është që disa masa ndëshkuese qer penalizojnë mjekët në kryerjen e detyrës të hiqen nga dispozitat e Kodit Penal.

Gjatë këtij takimi, u ra dakord që deri të hënën e ardhshme, 16/01/2017, të priten propozimet me shkrim./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç