Për spitalin e Burrelit çfarë do bëni? Po vdesin njerëz prej mungesës së specialistëve

Për spitalin e Burrelit çfarë do bëni ? Mungojnë 8 mjekë specialist, vdiq mbrëmë një njeri për mungesën e mjekëve.

Ky ka qënë komenti që qytetarët i kanë bërë kryeministrit Edi Rama, në faqen e tij zyrtare në facebook, mëngjesin e sotëm.

Spitali i Burrelit vazhdon të përmendet si një nga spitalet më problematik jo vetëm për shkak të mungesës së mjekëve specialistë, por edhe për infrastrukturën e dobët e mungesat e shumta në medikamente. Janë shënuar jo pak raste, shpesh edhe fatale për shkak të kësaj mungese vëmendje. Pavarësisht të gjitha ankesave qeveria duket se nuk ka ndërmend ta kthejë vëmendjen nga spitalet e rretheve.

Ky kaos i krijuar në spitalet e rretheve, bie mbi “kurrizin” e QSUT-së. Në qendrën e konsultave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhjetra pacientë kërkojnë çdo ditë vëmendjen e mjekëve specialist të cilët punojnë mbi çdo kapacitet./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO