Përdorimi i kremit me filtra mbrojtës, 40 % më pak mundësi për t’u prekur nga melanoma

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: E. B

Nëse keni nevojë për një arsye tjetër që fëmija juaj të përdorë kremin me filtra mbrojtës ndaj diellit, tashmë e keni: Përdorimi i rregullt i kremit me filtra mbrojtës në fëmijëri mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga  melanoma me 40 për qind në moshën e rritur.

Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi lidhjen mes rrezeve të diellit dhe rrezikut të melanomës tek njerëzit në moshën 40 vjeçare.

Studiuesit e Universitetit të Sidneit  mblodhën të dhëna nga 1,700 njerëz që morën pjesë në studim.

“Ne kemi gjetur se australianët 18-40 vjeç që ishin përdorues të rregullt të kremit mbrojtës ndaj diellit në fëmijërinë e tyre e zvogëluan rrezikun e zhvillimit të melanomës me 40 për qind në krahasim me ata që përdorën rrallë kremin, ose aspak. Përdorimi i kremit diellit u shoqërua me një rrezik të reduktuar prej 35 – 40 për qind të melanomës, “i tha Healthline, Dr Caroline atts, autore e studimit në Universitetin e Sidneit.

watts dhe kolegët e saj arritën në përfundimin  se ata që mbrohen rregullisht nga dielli, arrijnë përfitim më të madh. Një përdorues i zakonshëm i kremit mbrojtës nga përkufizimi Watts do të ishte një person që aplikon kremin gjithmonë ose pothuajse gjithmonë kur del në diell si në dimër dhe në verë.

*Sikurse dihet tanimë, melanoma është kanceri i nishaneve. Melanoma mund të lindë mbi një nishan ekzistues, por mund të vendoset edhe mbi një lëkurë normale./healthline.com

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje