Përdorni fletë alumini për të paketuar ushqimet? Shkencëtarët sugjerojnë ta ndërprisni menjëherë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Ne të gjithë përdorim letër alumini në kuzhinë, për gatim dhe shpesh e përdorim atë për të trajtuar disa nga  sëmundjet më të zakonshme. Megjithatë, një studim i fundit ka zbuluar se ka disa gjëra të rëndësishme që nuk e dini në lidhje me këtë lëndë kuzhine.

Para së gjithash, alumini është një metal neurotoksik dhe ka efekte të rënda anësore si dhe ka qënë i lidhur me sëmundjen Alcajmer.

Sipas ekspertëve mjekësorë, ekspozimi ndaj këtij metali të rëndë mund të shkaktojë efekte negative, duke përfshirë peoblemet mendore dhe humbje të ekuilibrit dhe kujtesës.

Ky studim ka gjetur së përdorimi i fletëve metalike prej alumini në kuzhinë, ndikon në gjendjen e kockave, duke reduktuar nivelin e kalciumit.

Shumë njerëz nuk janë ende në dijeni të faktit se kur fleta metalike prej alumini është e ekspozuar ndaj temperaturave të larta, lëshon pjesët e metalit në ushqim dhe metali i rëndë mund rrjedhë në të.

Dr. Essam Zubaidy, një studiues i inxhinierisë kimike në Universitetin Amerikan të Sharjah, ka vlerësuar efektet e aluminit në gatim dhe ka gjetur se një vakt i gatuar në letër alumini mund të përfshijë deri në 400mg  alumin.

Përveçse nuk janë të përshtatshme për gatim, fletët e aluminit nuk janë të përshtatshme për të mbështjellë perimet, agrumet apo dhe erëzat.

Burimi: https: //goo.gl/SuxdML

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?