Përgatiti për: www.shendeti.com.al
Shumica e femrave vendosin çdo ditë fondatinë në fytyrë, por nuk dinë rregullat bazë, të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë dhe të bëjnë të mundur një lëkurë gati perfekte dhe make-up që zgjat gjatë gjithë ditës. Francesca Fusco, dermatologe, jep disa këshilla për të gjitha vajzat që janë adhuruese të makijazhit…
Përdorni krem për të zvogëluar poret, në mënyrë që makijazhi të duket sa më natyral: Kryesisht janë kremra dhe losione që kanë përqindje të madhe të retinolit. Përdorini për çdo mbrëmje para vënies së kremit hidratues dhe për dy javë do të shihni rezultatet.
Bëni skrub të lëkurës së fytyrës: Nëse dëshironi që lëkura juaj të ketë ngjyrë të barabartë, është e domosdoshme që të bëni skrub rregullisht, kështu do të eliminoni qelizat e vdekura.
Nëse keni probleme me lëkurën: Nëse keni njolla në fytyrë, puçrra apo irritim, duhet të përqendroheni në zgjedhjen e problemit, jo në mbulimin e tij përmes fondatinës. Konsultohuni me dermatologun dhe përqëndrohuni në prodhimet natyrale.
Përdorni kremra me faktorë mbrojtës: Pa marrë parasysh stinën, kremrat për fytyrën me faktorë mbrojtës duhet t’i përdorni gjithmonë. Nëse nuk e bëni këtë, filloni me përdorimin e kremit faktor mbrojtës 30, e pas disa javësh do të vini re rezultatet.
Sigurisht, duhet të evitoni fondatinën e rënduar pasi nuk ju ndihmon për t’u dukur natyrale!
Burimi: glamur / shendeti.com.al


