Kryefaqja Të ushqyerit shëndetshëm Përfitimet shëndetësore të manderinave

Përfitimet shëndetësore të manderinave

0
Shpërndaje

Manderinat janë të shijshme dhe vështirë se dikush nuk i pëlqen. Por a e dini se ato ofrojnë më shumë se një shije të mirë gjatë ngrënies? Kjo agrume ka përfitime të shumta shëndetësore – zvogëlon rrezikun e kancerit, nxit humbjen e peshës…

Manderinat mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit

Manderinat mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mëlçisë. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me hepatit kronik viral mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë nëse pinë lëng të freskët mandarine. Gjatë studimit njëvjeçar, 30 pjesëmarrës që kishin hepatit viral konsumuan pije që përmbanin lëng mandarine në baza ditore dhe në fund nuk kishin shenja të kancerit të mëlçisë. Në të kundërt, në mesin e 45 pjesëmarrësve që nuk pinin lëng mandarine, 8.9 për qind e tyre zhvilluan kancer në mëlçi.

Manderinat janë një burim i mirë i vitaminës C

Manderinat mund t’ju ofrojnë deri në 80 për qind të nevojës tuaj ditore për vitaminë C. Vitamina C është e dobishme në shumë mënyra, si për shembull luftimi i radikaleve të lira.

Manderinat ndikojnë në kolesterol

Antioksidantët në mandarina mund të ulin nivelet e kolesterolit “të keq”. Ata e bëjnë këtë duke luftuar radikalet e lira që oksidojnë kolesterolin.

Manderinat ju ndihmojnë të humbni peshë

Manderinat janë një burim i fibrave dietike, me rreth 3 gram fibra për 100 g. Konsumimi i rregullt i fibrave ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të marrin rreth 20 gram fibra në ditë.

Megjithatë, mund t’ju duhet më shumë, në varësi të kalorive që konsumoni. Për shembull, meshkujt dhe adoleshentët mund të kenë nevojë të konsumojnë rreth 30-35 gram fibra në ditë. Ngrënia e manderinave plotëson këtë nevojë të përditshme.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here