Kryefaqja Të ushqyerit shëndetshëm Përfitimet shëndetësore të shegës: fibra, polifenole, vitamina

Përfitimet shëndetësore të shegës: fibra, polifenole, vitamina

0
Shpërndaje

Gjatë gjithë historisë, shega është përdorur si ushqim medicinal. Sezoni i tyre është nga  shtatori deri në janar. Ato përmbajnë antioksidantë dhe lëndë ushqyese të fuqishme që ofrojnë përfitime të ndryshme shëndetësore.

Një numër i madh i studimeve shkencore konfirmojnë se shega është një frut i veçantë. Vlera superiore ushqyese duket qartë nga përmbajtja e saj e lartë në antioksidantë, në veçanti polifenolet, anthokianinat, taninat dhe acidit elalgilik. Madje përmbajtja e polifenoleve në shegë është edhe më e madhe se ajo e sheg 1verës të kuqe, çajit jeshil dhe boronicës. Ndërmjet variteteve të ndryshme të shegës, madhësia e vogël dhe ngjyra e kuqe e fortë përmbajnë një përqindje më të lartë në antioksidant. Përveç antioksidantëve, shega përmban sasi të larta të vitaminës C, karotonoide, selen, kalium dhe fibra.

Le të shohim disa nga vetitë e dobishme të shegës për shëndetin tonë:

Studimet in vivo kanë treguar se lëngu i shegës mund të pengojë në formimin dhe përhapjen e tumoreve në qelizat kryesisht në zonën e gjirit dhe të prostatës, duke parandaluar në përhapjen e kancerit të gjirit dhe të prostatës.

sheg 2Konsumi ditor i lëngut të shegës për dy javë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke ulur nivelet e kolesterolit LDL, tesionin arterial dhe reduktimin e arteriosklerozës.

Rezultatet e studimeve paraprake sugjerojnë se polifenolet që ndodhen në shegë mund të reduktojnë stresin oksidativ,  duke parandaluar shfaqjen e sëmundjes së alcajmerit. Në të vërtetë, studime të ngjashme në minj tregojnë se lëngu i shegës mund të rrisë funksionet njohëse, si dhe të kontribuojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Përmbajtja e antokianinës në shegë jep efekte anti-inflamatore, ndërsa lëngu gjithashtu, ka veti antibakteriale, antivirale dhe antimikotike. Të gjithë që janë duke kaluar ndonjë viroze të stinës sugjerohet të konsumojnë lëng shege çdo ditë, por edhe për ata që duan të përforcojnë imunitetin e trupit të tyre, sidomos në këtë periudhë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here