Përfitojnë 150 çifte/ Hapat që duhet të ndiqni për fertilizimin In Vitro (IVF) falas

Për shumë çifte që përballen me probleme të fertilitetit, metoda e fertilizimit in vitro (IVF) është një mundësi e shpresës për të krijuar një familje.

Shoqata “Together for Life” ka luajtur një rol kyç në avancimin e legjislacionit dhe mbështetjes për ata që kërkojnë IVF në Shqipëri. Ky lobim ka përfshirë ngritjen e vetëdijes në nivel shoqëror dhe politik, duke kërkuar më shumë mundësi dhe mbështetje financiare për çiftet që kanë nevojë për këtë trajtim.

Më 24 maj 2023, Ministria e Shëndetësisë njoftoi fillimin e zbatimit të projekteve të reja në Maternitetin “Koço Gliozheni” për ndërtimin dhe pajisjen e Qendrës së I-rë publike të Riprodhimit të Asistuar (FIV).

Ministrja e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije se me  buxhetin e vitit 2025, rreth 150 çifte të reja do të mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje.

Ndërsa IVF është një procedurë mjekësore që mund të ndihmojë shumë individë, procesi për t’u kualifikuar për të, mund të jetë i ndërlikuar dhe të kërkojë disa hapa të rëndësishëm.

Përpara se një cift të paraqitet në qendrën e infertilitetit në Maternitetin Koco Gliozheni duhen ndjekur hapat sipas Sistemit të Referimit të shpjeguara si më poshtë:

Përpara se të fillohet proçesi i RMA, mjeku i familjes duhet të vlerësojë që çifti të ketë shanse të arsyeshme për të arritur një shtatëzani nëpërmjet aplikimit te teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar duke plotësuar Pyetësorin. Klikoni linkun për ta aksesuar.

https://suogj-kgliozheni.gov.al/wp-content/uploads/2024/08/Hapja-e-qendres-se-riprodhimit-te-asistuar-dhe-mekanizmi-i-referimit.pdf

shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para