Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një video e shfaqur së fundmi në internet, ku disa punonjës të një banke në Kinë rrihen në publik për performancë të dobët në punë, ka shkaktuar zemërim të thellë midis njerëzve. Videoja, e postuar fillimisht nga “People’s Daily”, tregon një person që pyet 8 punonjës përse nuk kanë dhënë performancë të mirë në punë.
Punonjësit përpiqen të justifikojnë veten, por për administratorin e bankës nuk mjaftojnë. Ai u kërkon që të bëhen gati për ndëshkimin dhe me anë të një mjeti prej druri i godet tek të pasmet. Incidenti ka ndodhur tek një bankë në Changzhi, në Kinën Veriore.
Sipas medieve kineze, dy ekzekutivë të kësaj banke janë pezulluar përkohësisht dhe po hetohen nga autoritetet kineze.
https://youtu.be/BHDJynHK15Y
Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/



