Përfundon Tech Camp Tirana, inkurajohen të rinjtë në luftën ndaj korrupsionit në shëndetësi

Emanuel Smaka

Dhjetëra të rinj nga Tirana e qytete të tjera të Shqipërisë prezantuan 3 projekt-ide për ngritjen e platformave online me qëllim luftën ndaj korrupsionit në shëndetësi. Përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, studentë, mësues e avokatë u përfshinë në 3 grupe përgjatë dy ditëve, ku rezultati përfundimtar ishte prezantimi i projekt-ideve se si përmes përdorimit të teknologjisë mund të luftohet korrupsioni në shëndetësi.

Grupet e punës u drejtuan nga 3 ekspertë të fushave të ndryshme, medias, aspektit ligjor dhe teknologjisë së informacionit. Arlinda Shehu, kryeredaktore e gazetës Shëndet+, Andi Muratej, ekspert ligjor pranë shoqatës “Together For Life” dhe Ndriçim Strazimiri, web developer, udhëhoqën grupet e punës deri në prezantimin final.

Tech Camp Tiranës ju bashkua edhe Besim Kodra, avokat pranë Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë si dhe përfaqësues të tjerë nga Kosova.

Fitues i konkursit për idenë më të mirë u shpall grupi “Forumi i Pacientëve”, të cilët prezantuan një projekt që u ofron qytetarëve mundësinë e denoncimit përmes platformave online.

Drejtorja ekzekutive e shoqatës “Together For Life” Eglantina Bardhi ofroi gjithashtu bashkëpunim për grupin fitues që ideja e prezantuar të bëhet pjesë e propozimeve të mëtejshme të “Together For Life”.

Tech Camp Tirana mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova). Aktiviteti u mbajt në datat 21 dhe 22 qershor. #TechCampTirana

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital