Blerja e pastruesit të makijazhit mund të kushtojë shtrenjtë, veçanërisht nëse përdorni markat më të mira. Provoni të përgatisni vetë një pastrues për fytyrën, i cili është tërësisht natyral dhe nuk kushton.
- Një role letër kuzhine
- Thikë
- Një enë me kapak
- Dy gota uji
- Tas që mund të përdoret në mikrovalë
- 1 lugë e gjysmë vaj kokosi
- Shampo bebesh (jo lotsjellëse)
Përzieni ujin, vaj kokosin dhe 2 lugë shampo bebeje në tas. Vendoseni atë në mikrovalë vetëm për 2 sekonda dhe pasi ta keni hequr, përziejeni mirë.
Matni se sa nga roleja zë ena me kapak, pastaj futeni rolenë brenda enës dhe hidhni përzierjen mbi të. Vendosini kapakun enës dhe kthejeni me kokë poshtë. Lëreni letrën të përthithë gjithë përzierjen. Pas disa minutash, hiqni kapakun dhe hiqini rolesë kartonin e mesit që mban letrat. Në fund, prisni një X në kapak dhe mbulojeni sërish enën me kapak. Prerja në formë X-i ju ndihmon t’i merrni letrat një nga një. Kështu, mund ta ruani përzierjen sa më gjatë, duke qenë se është e mbyllur.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Wellmindes


