Përkrah rekomandimin e AP, Amnesty International thekson: Duhet strehim i përshtatshëm për familjet rome

Amnesty International mbështet Avokatin e Popullit lidhur me qëndrimin për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për familjet rome dhe egjiptiane që jetojnë pranë Parkut të Liqenit në Tiranë.

2 romeNë një qëndrim publik të bërë gjatë ditës së djeshme, Amnisty International thekson se këto familje kanë nevojë emergjente për strehim të përshtatshëm dhe jo zhvendosje me forcë.

Në rekomandimin e bërë nga Avokati i Popullit, drejtuar institucioneve përgjegjëse kërkohet pikërisht: gjetja e zgjidhjeve sa më të qëndrueshme, afatgjata dhe të pranueshme nga vetë këta banorë; plane konkrete nga ana e institucioneve, të cilat mund të verifikohen fizikisht; zhvendosje jo përmes ushtrimit të dhunës, por vetëm me pëlqimin e banorëve.

Respektimi i të drejtave dhe sistemimi sa më i shpejtë i këtyre familjeve, po monitorohet me shumë vëmendje nga Avokati i Popullit deri në gjetjen e një zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate për këta qytetarë./ Ora News

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen