Përgatiti: Elena Beta
Njeriu gjatë gjithë jetës së tij është në përpjekje të vazhdueshme për të arritur perfeksionin por shumë njerëzve kjo “luftë” mund t’ju shkaktojë ankth të vazhdueshëm.
Dr. Jeff Szymanski, psikolog klinik në Universitetin e Harvardit thotë se “thelbi i perfeksionit është të bësh diçka të mirë”, nëse mbani sytë drejt qëllimit dhe përshtasni strategjinë e duhur për ta arritur, jeni i mirë, por nëse strategjia juaj bazohet në faktin e të mosbërit asnjë gabim kjo gjendje mund t’ju shkaktojë ankth dhe nga frika e gabimit mund të ndodhë të braktisni prioritetet tuaja duke mos i realizuar ato.
Dr. Szymanski ju sugjeron të bëni një ushtrim për të nxjerrë cilat janë realisht qëllimet dhe prioritetet që keni në jetë.
Çfarë vlerësoni më shumë në jetë? Çfarë do të donit të bënit 50 vitet e ardhshme?
Nëse kjo ju duket kohë e gjatë, si do t’i shpenzonit energjitë tuaja për 5 vjet.
Vendosni shkronjat A,B,C,D,E,F për të parë fushat ku jeni me të vërtetë i interesuar. Shkronja A përkon me atë që doni më shumë të bëni (100 %), shkronja B me diçka që e konsideroni më pak të rëndësishme(80%), e kështu me rradhë. Ja një shembull:
Nëse fusha juaj prioritare është puna dhe ajo që doni është ti bëni përshtypje të mirë shefit, të kënaqni klientët dhe të keni një punë produktive vendosni shkronjën A
Mësimi i një gjuhe të huaj apo praktikimi i ndonjë sporti mund të jenë aktivitete që ju pëlqejnë por nuk janë shumë të rëndësishme për ju. Atëhere vendosni shkronjën B
Të pastroni shtëpinë është e rëndësishme por sa shpesh duhet ta bëni këtë? Sigurisht shumë njerëz nuk i kushtojnë çdo ditë. Shumica pastrojnë në fundjavë ose pastrojnë dhomat që përdorin më shumë. Mund të vendosni C
Gjërat që cilat nuk ju sjellin kënaqësi ose përfitim mund ti vlerësoni me shkronjën F.


