Përqafimet janë të mira për shëndetin tonë pasi parandalojnë infeksionet dhe ulin stresin. Kjo është ajo çka raportohet nga studimi i fundit që tregon se përqafimet ulin simptomat e sëmundjeve dhe sa më shumë ta bëni një gjë të tillë, aq më të mëdha janë efektet.
Studimi përfshiu 400 persona të cilët u pyetën lidhur me problemet personale dhe mbështetjen që merrnin nga të tjerët.
Më pas ata iu ekspozuan virusit të gripit të zakonshëm dhe u futën në karantinë. Rezultatet teguan se njerëzit që mbështeteshin nga familja dhe miqtë, kishin më pak mundësi të prekeshin nga infeksionet në situatat e vështira. .
Ata që mbështeteshin nga të tjerët dhe merrnin më shumë përqafime, përjetonin më pak sëmundje të rënda pavarësisht nivelit të stresit.
Sheldon Cohen, profesoreshë e psikologjisë, thotë: “Ky studim tregon se të përqafuarit nga një person i dashur mund të veprojë si një mjet i efektshëm”. Gjithashtu rritja e shpeshtësisë së përqafimeve mund të nënkuptojë ulje të ndjeshme të stresit. Ajo tha se mbrojtja nga përqafimet mund të jetë pasojë e kontaktit fizik ose për shkak se përqafimet japin ndjesinë e mbështetjes dhe intimitetit./ Arlinda Gjypi


