Përse cilësohet peshku si ushqim për trurin?

Nga Blerina Bombaj
Dietologe

Peshku është një burim i pasur i jodit dhe hekurit, minerale thelbësore për zhvillimin e trurit përgjatë fëmijërisë. Për më tepër, këtyre mineraleve u shtohen edhe acidet yndyrore Omega-3, të cilat shërbejnë si blloqe ndërtuese të këllëfëve të yndyrshëm që rrethojnë qelizat e nervave, duke i lejuar ato të funksionojnë siç duhet.

Peshqit e yndyrshëm si salmonit, açuget, sardelet, skumbri, trofta dhe toni kanë nivele të larta të acideve yndyrore Ome¬ga-3. Kur peshku bëhet konservë, ai e humbet një pjesë të madhe të acideve yndyrore. Gjithashtu, edhe ushqimi në temperatura të larta, si skuqja, mund të shpërbëj ose oksidoj acidet yndyrore Omega-3. Për këtë arsye, metoda më delikate të gatimit, si gatimi me avull apo pjekja, janë më të përshtatshme për të ruajtur këto yndyrna.
Fakte rreth peshkut
– Peshqit e yndyrshëm janë burimi më i mirë i acideve yndyrore Omega-3, të rëndësishëm për trupin dhe trurin.
– Një dietë e pasur me peshk mund të mbroj kundër demencës.
– Ngërnia më e shpeshtë e peshkut ndihmon në uljen e lodhjes mendore.
– Ngrënia e peshqve të yndyrshëm mund të ndihmoj në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
– Acidet yndyrore përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru.
– Për shkak se peshqit thithin shumë ndotës, si mërkuri, nëpërmjet detit, është mirë të mos konsumohen më shumë se katër racione peshq të yndyrshëm në javë

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes