Personat me aftësi të kufizuar/ Shërbimi shëndetësor gjatë pandemisë u përkeqësua në 17.3% të rasteve

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 20, si më poshtë:

Më shumë se gjysma e personave me aftësi të kufizuar (56.4%), për të cilët ka informacion, kanë kërkuar ndihmë shëndetësore gjatë periudhës së pandemisë. Midis këtyre, 65.1% kanë kërkuar ndihmë tek mjeku i familjes, 26.5% tek mjeku specialist, 3.2% kanë kërkuar ndihmë edhe tek mjeku i familjes edhe tek mjeku specialist dhe 5.3% kanë kërkuar ndihmë në burime të tjera, të tilla si: familjarët, miqtë, mjeku psikiatër, shoqata të ndryshme, spital, etj. (Grafiku 20)

Pjesëmarrësit që deklaruan se kanë përdorur sistemin shëndetësor gjatë pandemisë (të tria nivelet) u ftuan të vlerësonin shërbimin e marrë në këto institucione gjatë pandemisë. Përgjigjet e tyre paraqiten në Grafikun 21. Sipas pjesëmarrësve, shërbimi shëndetësor gjatë pandemisë u përkeqësua në 17.3% të rasteve, u përmirësua në 8.4% të rasteve dhe nuk ndryshoi në pjesën dërrmuese (74.3%) të rasteve.

 

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet