Personeli shëndetësor i infektuar nga hepatitet? Ja çfarë raporton ISHP

Denisa Canameti

Referuar Dokumenti Strategjik dhe Planit të Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021, hepatiti viral B dhe C, Shqipëria mbetet ende një vend me prevalencë të ndërmjetme deri në të lartë të hepatitit viral B (HBV) në popullatën e përgjithshme, pavarësisht uljeve që kanë ndodhur vitet e fundit. Kjo prevalencë llogaritet të jetë 7-9%, ndërsa prevalenca e hepatitit C (HCV) është në shifrat 1-1.5%

Grupmosha më e prekur rezulton të jetë ajo 25-44 vjeç për të dy tipat e Hepatitit. Grupet më të rrezikuara janë personat që kanë kontakt me personat e prekur me këto sëmundje, personeli shëndetësor, personat që marrin transfuzione të shumta të gjakut, përdoruesit e drogave, MSM, gratë shtatzënë, popullata rome.

Gazeta “Shëndet plus” i është drejtuar me një shkresë zyrtare Institutit të Shëndetit Publik ku e pyet nëse janë bërë studime mbi infektimin e personelit shëndetësor nga hepatitet virale. ISHP është përgjigjur se ka kryer studime mbi këtë grup. E sa u takon të dhënave më specifike, në përgjigje thuhet se:

“Në lidhje me përhapjen e Hepatitit B te personeli shëndetësor, theksojmë se sipas studimeve të kryera nga ISHP prevalenca e HBsAg është 8.1%.

Në lidhje me përhapjen e Hepatit C te personeli shëndetësor theksojmë se sipas studimeve të ISHP prevalenca e antiHCV është 0.6%.”

Kujtojmë se çështja e rrezikut të infektimit të personelit shëndetësor nga hepatitet është prekur para disa vitesh, në doktoraturën e një prej mjekeve nefrologe në QSUT. Në atë kohë ish-shefi i pavijonit të nefrologjisë në QSUT, Nesator Thereska është shprehur se:

“Rreziku i marrjes së hepatiteve nuk e kanë vetëm pacientët, por edhe mjekët dhe infermierët. Me pak fjalë i gjithë personeli i spitalit është i rrezikuar. Këtë nuk e them unë, por po të kryhen analizat e mjekëve dhe infermierëve të gjithë janë të infektuar me hepatitin B dhe C.

“Nuk guxoj të bëj analizat, pasi mund të jem një prej të infektuarve. Është një gjë shumë e rëndë për personelin mjekësor, por duhet ta pranojmë, për aq kohë sa kemi zgjedhur të punojmë këtu,” ka thënë Thereska.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet