Përtej Barrierrave, diskutim për marrëdhëniet e punës për të rinjtë pa kontratë

Organizata “Pertej Barrierave”, në kuadër të projektit “Yousee “organizoi seminarin me temë “ Rregullimi i marrëdhënieve të punës për të rinjtë pa kontratë”. Të ftuar në takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Edukimit, Sportit dhe Rinisë, Western Balkan Fund, si dhe organizata ADP-ZID nga Mali i Zi të cilët prezantuan modelin e Ligjit të Praktikave të Punës.

Ana Dervishi, drejtore e organizatës, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre duke theksuar rëndësinë e diskutimeve të tilla, si një mënyrë për të dhënë më shumë informacion për të rinjtë të cilët kanë mbaruar studimet dhe po kërkojnë të bëjnë praktikën ose të gjejnë një vend pune.
Irena Topalli, menaxhere projektesh pranë organizatës Përtej Barrierrave, foli për projektin “Yousee” (Platforma për Inovacion Social në Punësimin e të Rinjve), duke e konsideruar si një përgjigje rajonale mbi sfidat e punësimit të të rinjve dhe njëkohësisht mbështetje për përmirësimin e masave aktive në tregun e punës në secilin prej vendeve pjesëmarrëse në projekt.
“Sfidat e të rinjve në tregun e punës janë të shumta dhe veçanërisht personat me mundësi të pakta janë ata që i ndjejnë më shumë këto sfida”, tha Topalli.

Igor Milosevic, përfaqësues i ADP-ZID nga Mali i Zi, foli për ligjin e propozuar për praktikat, i cili është bazuar në standardin e cilësisë të miratuar nga Parlamenti Evropian dhe i rekomandohet shteteve anëtare. Ai theksoi faktin se një shtetas i huaj ka të drejtë të kryejë praktikën në Malin e Zi, nëpërmjet pjesëmarrjes në programe që mbështeten nga BE.
Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të institucioneve, shoqrisë civile, si dhe të rinj të cilët janë përballuar me vështirësitë e gjetjes të një praktike apo një punë në përputhje me njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Xhesila Luka, studente ekselente në degën shkenca politike, ndau eksperiencën e saj në vështirësitë e hasura gjatë kërkimit të një praktike si dhe përpjekjet për të gjetur punë.
“Unë kam trokitur në shumë dyer sapo përfundova studimet me rezultate maksimale, pasi doja të vija në zbatim, gjithçka që përfitova nga vitet e shkollës, por edhe tani që po flasim unë nuk e kam gjetur punën që meritoj dhe sa për praktikën jam gjithashtu e zhgënjyer” , përfundoi Luka.
Në përfundim të takimit të pranishmit ndanë mendimet e tyre dhe u informuan rreth mundësive për të ndjekur praktika në institucionet shqiptare.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse