Peru shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj, shkak bëhet shpërthimi i sindromës ‘Guillain-Barre’

Nga janari deri në korrik janë regjistruar katër vdekje dhe numri i rasteve ka kaluar 180.

PERU– Një rritje e pazakontë në rastet e Perusë të Guillain-Barre, një sindromë që shkakton neuropati akute, paralizë dhe mund të jetë fatale, ka shtyrë autoritetet në vendin e Amerikës Latine të shpallin një emergjencë kombëtare shëndetësore për tre muaj.

Gjendja e emergjencës kombëtare shëndetësore është shpallur për 90 ditë për shkak të rritjes së pazakontë të rasteve të sindromës Guillain-Barre”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Masa ka të bëjë me 25 prefektura të vendit me 33 milionë banorë.

Ka pasur një “rritje të madhe në javët e fundit, e cila na detyron të marrim masa në nivel shtetëror për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e popullatës”, tha ministri i Shëndetësisë Cesar Vazquez për shtypin.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme lejon lerjen e imunoglobulinës për trajtimin e pacientëve gjatë dy viteve të ardhshme. Janë regjistruar katër vdekje dhe numri i rasteve ka kaluar 180 në periudhën nga janari në korrik, sipas të dhënave të fundit nga ministria e shëndetësisë.

Çfarë është sindroma Guillain-Barre?

Sindroma Guillain-Barré është një gjendje e rrallë neurologjike autoimune – e quajtur edhe polineuropatia akute – e karakterizuar nga dobësi progresive e muskujve gjatë dy deri në katër javë dhe mund të ndikojë gjithashtu në sistemin e frymëmarrjes.

Ndër simptomat e tij më të shpeshta janë mpirja dhe dobësia si paralizë e gjymtyrëve.

 

Burimi: Dosja.al

Postime të ngjashme

Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë