Pesë mënyra për ta qetësuar zemrën tuaj

Stresi i përditshëm, qoftë nga trafiku, nga një lidhje jo e mirë, nga familjarët që ju duket sikur ju rëndojnë mbi shpinë apo shefi që bërtet edhe atëherë kur çdo gjë shkon mirë, kanë efekte vërtet të rënda mbi trupin tuaj. Por ka disa mënyra se si mund ta qetësoni zemrën tuaj. Në studimet e kryera nga Universiteti i Harvardit, jepen pesë këshilla të thjeshta për ta bërë zemrën tuaj të punojë më mirë dhe për të pasur një ditë më të qetë. Lexoni më poshtë:

zemer e qeteJini pozitivë. E qeshura rezulton të ulë nivelet e hormoneve të stresit, të ulë acarimin e arterieve dhe të rrisë nivelet e kolesterolit të “mirë” HDL.

Meditoni. Praktika e përqendrimit të mendimeve të brendshme dhe e frymëmarrjes së thellë rezulton të ndihmojë në uljen e rreziqeve të zemrës si psh: tensioni i lartë. “Shoqet” e meditimit si joga dhe lutja mund ta ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e trurit dhe trupit.

Ushtrohuni. Çdo herë që jeni fizikisht aktivë, s’ka rëndësi nëse po ecni apo luani tenis, trupi juaj lëshon kimikate që përmirësojnë humorin. Ushtrimet jo vetëm largojnë stresin, por mbrojnë kundër rreziqeve të zemrës duke ulur tensionin e gjakut, duke forcuar muskujt e zemrës dhe duke ju ndihmuar të mbani një peshë të shëndetshme.

Stakojeni. Është e pamundur që t’i shpëtoni stresit sidomos kur ju ndjek kudo që shkoni. Atëherë “stakoni prizat”. Shmangni emailet dhe lajmet televizive. Jepini vetes çdo ditë kohë për t’iu shmangur botës rrotull, qoftë kjo edhe për 10 apo 15 minuta.

Gjeni mënyra për të zbutur stresin. Gjëra të thjeshta si një banjë e ngrohtë, dëgjimi i muzikës apo ndjekja e një pasioni tuajit mund t’ju japë pushimin e nevojshëm nga gjërat që ju stresojnë në jetë.

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve