Pesha 150 kg, gjatësia 80 cm?! Ja si po gënjehen njerëzit nga check-up-i

Denisa Canameti / Shëndet+

“Pesha 150 kg, gjatësia 80cm. Presioni sistolik 70mmHg, presioni diastolik, 151 mmHg”. Këto janë shifrat absurde të rezultatit përfundimtar të depistimit të një paciente nga Lushnja.

“Check-up falas po shkruan një histori suksesi”. Është kjo formula e suksesit e prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë për nismën check-up falas, me vlerë 120 milionë euro. 900 mijë shqiptarë të siguruar ose jo, të grupmoshës 40-65 vjeç, i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor falas. Kjo grupmoshë ka mundur të marrë  informacion të plotë për shëndetin. Po sa i saktë ka qenë ky informacion?

check-up1-1Gazeta “Shëndet+” ka ngritur para disa muajsh shqetësimin e mjekëve kardiologë, sipas të cilëve leximi elektronik i EKG-ve sjell shumë probleme. Përveç të tjerash mjekët e familjes nuk dinë ta lexojnë atë. Një situatë e tillë ka shtuar fluksin e pacientëve, pa shkak. Gjithashtu mjekët u shprehën se në fletët e check-up-it lexohen shumë gabime të cilat u kanë dhënë njerëzve të dhëna të gabuara për shëndetin e tyre, pasi pas përsëritjes së analizave, shifrat nuk përputhen dhe gjendja e pacientit del normale. Rastet të tilla kanë qenë të përsëritura.

Duke marrë shkas nga ankesat e shumta të mjekëve, gazeta “Shëndet +” ndoqi problematikën në terren. Në një fletë analize të siguruar nga redaksia lexohen qartë gabimet, të cilat flasin ose për lapsuse gjatë hedhjes së të dhënave në kompjuter, ose për një farsë  që vë në pikëpyetje vërtetësinë e check-up-it.

“Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë, pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre” është shprehur kryeministri në një deklaratë të vetën për chek-up-in.

Sot, pas 20 e kusur vjetësh, kujdesi për shëndetin e lopëve dhe deleve thuajse nuk ekziston. Ata rriten dhe trajtohen në mënyrë skandaloze, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorit. Urojmë që interesi i paguar shtrenjtë për shëndetin e popullatës të jetë real dhe serioz. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni