Pezullimi i lokaleve që tregtojnë akull me mikrobe, Deda: Nuk ka pasur selektivitet

Pas pezullimit të aktivitetit për 39 subjektet që rezultuan se tregtonin akull me mikrobe, Eltar Deda, kreu i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, sqaron për të gjithë individët se institucioni që ai drejton ka kryer punën sipas ligjit dhe se nuk ka pasur zgjedhje selektive të lokaleve.

Eltar-DedaAi bën të ditur se pavarësisht pretendimeve për selektivitet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Bazuar në ligjin për inspektimin, si edhe në VKM dhe Rregulloren e funksionimit të ujit, ne si ISHSH ushtruam kontroll në të gjithë Shqipërinë. Kontrolli ynë konsiston në marrjen e mostrave aty ku dyshohet”, deklaron Deda, ndërsa vazhdon:

“Në bashkëpunim edhe me DSHP, ne ushtruam kontroll në 408 subjekte dhe morëm mostra për 308 subjekte. Nga inspektimet e para 79 subjekte dolën me ngarkesë pozitive mikrobike. VKM na detyron që të marrim mostra për herë të dytë në të 79 subjektet. Nga riinspektimi rezultuan 39 subjekte me ngarkesa pozitive mikrobike.

“Në këtë moment ne ushtruam detyrën që na cakton ligji duke marrë vendim pezullimi të aktivitetit të akullit, si edhe masat administrative prej 500.000 lekësh të reja.

akull“Dua të sqaroj se ne nuk kemi mbyllur aktivitetin tregtar, por aktivitetin e prodhimit të akullit me makineri nëpër subjekte, si edhe i detyrojmë të marrin akull nga subjekte, të cilat kanë të vetmin aktivitet prodhimin e akullit.

“Ndërkohë ju vë në dijeni se inspektimi vazhdon akoma duke kontrolluar subjektet e mëdha që kanë të vetmin aktivitet prodhim akulli. Deri më tani na rezultojnë tre subjekte me përgjigje negative. Kryeinspektorët e Qarqeve janë në krye të detyrës dhe po e mbajnë situatën nën monitorim.

Shumë shpejt do t’ju informojmë edhe për rezultate të tjera”./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze