Përshtati në shqip: Daniela Bardhi
Nëse doni një ushqim të lehtë e të shëndetshëm në mëngjes apo një pije energjike para apo pas palestrës, këtu do t’ju paraqesim një recete të thjeshtë dhe tepër të shijshme.
- 1 banane të grirë në feta
- ½ filxhan lëng portokalli i freskët
- 1 filxhan luleshtrydhe
- 1 filxhan manaferra (nëse iu gjenden në shtëpi)
- 1 e ½ kos pa yndyrë
- 1 lugë gjelle mjaltë
Përziejini të gjithë përbërësit në mikser dhe pija juaj është gati. Ky lëng është perfekt për ta nisur ditën me shumë vitamina dhe energji.


