Pini çaj çdo ditë për të parandaluar demencën

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një arsye shumë e rëndësishme përse duhet të pini çaj. Konsumimi i një filxhani çaj çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të demencës, sugjeron një studim i ri.

Kjo pije zvogëlon gjasat e prekjes nga kjo sëmundje mendore me 50%, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndërsa ata që e kanë “gjenin e demencës” mund të zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të toksikëve në tru me 86%.

Nuk ka rëndësi se çfarë lloj çaji preferoni – të gjitha kanë të njëjtin efekt në tru.

Të pasura me përbërës si ‘catechins’ dhe ‘theaflavins’, gjethet e çajit njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Kjo ju ndihmon të mbroni trurin nga dëmtimet vaskulare dhe degjenerimi nervor, thotë dr. Feng Lei, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Në studim u përfshinë rreth 1000 të rritur të moshës mbi 55 vjeç, të cilët u monitoruan për një periudhë mbi 12 vjeçre. Hulumtuesit shkencorë u përqendruan më shumë tek konsumimi i tyre i çajit  dhe çdo dy vite, pjesëmarrësit u kontrolluan për funksionin e tyre njohës duke përdorur mjete të standardizuara. Hulumtuesit shkencorë mblodhën gjithashtu të dhëna për mënyrën e tyre të jetesës, gjendjet mjekësore dhe aktivitet fizike.

Rezultatet e studimit u publikuar tek “The Journal of Nutrition, Health & Aging”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet