Kryefaqja Box 4 “Piva 2 gota ujë para çdo vakti për 2 javë. Ja sa...

“Piva 2 gota ujë para çdo vakti për 2 javë. Ja sa peshë humba”

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kur bëhet fjalë për këshilla për t’u dobësuar, “pi më shumë ujë” është këshilla që mbizotëron më shumë. Por, edhe pse mund ta kemi dëgjuar këtë këshillë me miliona herë, nuk është bërë asnjë studim për ta zbuluar nëse ky truk funksionin vërtetë.uje

Deri tani. Së fundmi, disa hulumtues shkencorë britanikë vendosën të kryejnë një studim të thjeshtë për të parë nëse njerëzit mbipeshë që konsumonin 2 gota ujë 30 minuta para çdo vakti, duke ndjekur edhe një dietë të ulët në kalori, do të binin në peshë. Dhe ia dolën! Pas 12 javëve, ata humbën gati 1.5 kg më shumë se vullnetarët të cilët ndoqën vetëm dietën me pak kalori.

Nuk e di për ju, por unë i urrej dietat. Nuk ia dalë duke numëruar kaloritë, prandaj vendosa të bëj një eksperiment me ujin.

Eksperimentova vetëm për 2 javë, duke pirë nga 2 gota ujë para çdo vakti. Uji më jepte ndjesinë e ngopjes, prandaj fillova të konsumoj më pak ushqim. Plus që, nuk e di nëse ngaqë pija më shumë ujë apo konsumoja më pak ushqim, por fillova të kisha më shumë energji, sidomos pas vaktit të drekës.

Në fund të 2 javëve, vendosa të peshohem. Pesha përfundimtare? Nga 57 kg kisha vajtur në 56 kg (1 kg më pak). Nuk është ndoshta shumë, gjithsesi, duke marrë parasysh që ndryshimi që unë bëra ishte vetëm konsumimi i ujit para çdo vakti, rezultati ishte i kënaqshëm.

Prandaj, pirja e ujit është një mënyrë e lehtë dhe më pak e dhimbshme për t’u dobësuar dhe shtuar energjitë. Vetëm sigurohuni që të keni tualetin afër: Do t’ju duhet të urinoni pak më shpesh.

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here