Pjepri, fruti që shëron

pjeper 2

Pjepri njihet për vlerat ushqyese, e ndërsa bën pjesë në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Pjepri identifikohet për vetitë antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen. Pjepri është mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetëm nga fermerët, por nga të gjithë njerëzit në vendin tonë.
Duhet të dini se pjepri i bën mirë trupit, pasi përbëhet në masën 90% nga uji, element shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë verës.
Është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C. Të gjithë ata që kanë probleme me dietën dhe ngurojnë të konsumojnë shumë sasi sheqeri, pjeprin duhet ta shtojnë tek lista e tyre, pasi cilësohet si një frut dietik.
Një fetë pjepri rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina. Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga problemet në veshka, duhet të shtojnë dozën e ngrënies së pjeprit.
Falë përqendrimit të madh të ujit, ky frut ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka. Efektet pozitive janë të shumta në numër, e ndërsa nuk mungon edhe që ky frut i bën mirë trurit.
Pjepri përmban vitaminë B2, e cila e mban trurin të ri, si dhe e relaksion nga stresi. Pjepri përmirëson edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, e cila përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.
Kemi dëgjuar shpesh se po të konsumojmë karrota, ka efekte për tu nxirë, por edhe pjepri favorizon nxirjen. Pjepri është i pasur me betakarotenë dhe favorizon nxirjen e trupit. Ky frut parandalon edhe infarktin.
Ai mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet.

 

 

Postime të ngjashme

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?