“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta

Kreu i Urgjencës Kombëtare, dr.Skënder Brataj, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku sqaron opinion publik se videot e publikuara në rrjete sociale me imazhin e tij ku sugjerohet blerja e disa produkteve mjekësore, janë mashtrime.

Ai shprehet se ky manipulim vazhdon prej disa kohësh nga persona abuzues që marrin materiet e tij në kanalin e YouTube dhe i modifikojnë.

Ai këshillon që askush të mos bijë pre e këtyre mashtrimeve , ndërsa thekson se përdorimi i barnave pa recetë dhe pa këshillën e mjekut mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Reagimi i Bratajt:

📢 Deklaratë Zyrtare nga Dr. Skënder Brataj

Të nderuar qytetarë,

Prej disa kohësh po vazhdon manipulimi i videove të mia në rrjetet sociale. Persona abuzues marrin materiale nga kanali im zyrtar në YouTube, i modifikojnë dhe i përdorin në mënyrë mashtruese për të shitur produkte mjekësore të dyshimta.

➡️ Sqaroj publikisht se unë nuk kam asnjë lidhje me këto produkte dhe nuk kam dhënë kurrë miratim për përdorimin e figurës ose zërit tim në reklama të tilla mashtruese.

🚫 Ju këshilloj të mos bini pre e këtyre manipulimeve dhe të mos blini asnjë ilaç nga burime të pasigurta online. Përdorimi i barnave pa recetë dhe pa këshillën e mjekut mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

✅ Informacionet e sakta dhe materialet e mia zyrtare publikohen vetëm në:

Kanalin tim në YouTube

Faqet dhe profilin tim të verifikuar në rrjetet sociale

Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të ndaluar këtë fenomen dhe për të mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla.

Këto dy fotografi që kam vendosur, jane video të modifikuara, janë mashtrime.

Për të verifikuar videon origjinale, mjafton të klikoni mbi linkun e pashtëshënuar.

çdo video që shikoni në rrjete sociale, kur klikoni dhe nuk ju çon në youtube, do të thotë se janë të montuara.

🙏 Ju falënderoj për besimin dhe ju ftoj të informoheni vetëm nga burimet e sigurta dhe të verifikuara.

Postime të ngjashme

Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!
7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministëri dhe ish-lideri i PS-së