“Po si mund t’ua bësh edhe këtë pacientëve të Onkologjikut! Zoti mos ju faltë, se e dini se ç’bëni!”

Spitali Onkologjik

Spitali Onkologjik

Nga Mimoza Kociu
Pak muaj pasi nisi punë Rilindja, u ndryshua mënyra e marrjes së ilaçeve të kemioterapisë tek farmacia e spitalit. Pacienti nuk i merr më vetë (kur gjenden), sic ishte para Rilindjes, por thjesht i injektohen të përgatitura, pa pasur mundësi të shikojë vetë, se cfarë ilacesh i kalojnë në serum. (nuk duhet të jesh mjek për të lexuar kutinë e ilacit, a konstatuar dozën që të ka dhënë mjeku). Tani shpiket një metodë e re, për të torturuar të sëmurët që duhet të bëjnë kontrolle periodike tek Onkologjiku. Pacienti duhet të vijë në Tiranë, tek Onkologjiku vetëm për të lënë një ditë e orë vizite, se teknologjia nuk ka mbërritur këtu, nuk bëjnë dot planifikim me telefon, a larg qoftë me e-mail. Pasi i caktohet dita dhe ora, pacienti kthehet në shtëpi, në rrethin e vet, për t’u rikthyer në Tiranë tek onkologjiku ditën e caktuar të vizitës. Nëse mjeku gjatë vizitës mendon se ke nevojë për një analizë tjetër a eko, cka gjithnjë ndodh, se është pjesë e kontrollit periodik, nuk ke shanse ta bësh atë ditë. Do shkosh prapë te sporteli të bësh planifikimin për një tjetër ditë për ekon. Pastaj kthehesh prapë në rrethin tënd, e do rikthehesh tek Onkologjiku ditën e caktuar. E meraku po aq i madh është se mos duhet ndonjë analizë tjetër, se prapë duhet të bësh planifikim, të kthehesh në rrethin tënd e të vish prapë në Tiranë….e kështu vazhdon cikli rraskapitës e antinjerëzor të cilit i nënshtrohen pacientët e onkologjikut nën kujdesin e posacëm të atyre që thonë se po bëjnë reformat e papara në këta 20 e kusur vjet! Së pari pacientët mërziten e rruga vajtje-ardhje, tre herë në rastin më të mirë kushton. Dikush mërzitet dhe e braktis këtë proces jetik, cka “u bën punë” rilindasve, se ulen statistikat e të sëmurëve që trajtohen në Onkologjik. Dikush tjetër, sipas mundësisë, e kryen në privat analizën a ekon e kërkuar, të paktën kursen vajtje-ardhjen e rradhës. Të tallesh kështu me dhimbjen e një sëmundje të pashërueshme, e të torturosh këtë kategori të sëmurësh që vec shpresës nuk kanë gjë tjetër???? Zoti mos ju faltë, se e dini se c’bëni!

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet