Po vjen gripi i shpendëve! Mjeku: Kërkohet monitorim i veçantë, mund të shkaktojë dëme ekonomike

Pandemia e gripit të shpendëve H5N1, e cila ka alarmuar Europën dhe jo vetëm, duket se po troket edhe në vendin tonë, por me një ndryshim të vetëm, që ne reagojmë vetëm kur ndodh shpërthimi epidemik dhe shkakton dëme ekonomike.

Epdeimologet veterinere kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër  që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë

“Për momentin vendet më të afërta që kanë praninë e virusit në rajonin tonë janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë, deri në fund të verës. Me ardhjen e shpendëve transportojnë edhe virusin e shpendëve”, tha dr Kujtim Mersini, epidemiolog, veteriner dhe pedagog në UBT.

Veterinerët tanë e kanë të pamundur të monitorojnë lagunat ku vijnë e ndalen shpendët e egra pasi nuk kanë automjete. Ndërkohë që vetëm para dy vitesh gripi shpendëve orteku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh. Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot”, tha Mersini.

Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët H5N1 ka alarmuar organizatën botërore të shëndetësisë pasi  ka ndryshuar sjellje duke prekur gjitarët./TCH

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen