Polipet e mitrës, shkaktarët

A shkaktojnë infertilitet polipet e mitrës?

Përgjigjet mjekja obstetër-gjinekologe Jonela Lulo

Polipet endometriale janë zmadhime indor me origjinë nga mukoza e murit të brendshëm të mitrës me zhvillim në kavitetin e0 saj. Polipet mund të kenë përmasa të ndryshme nga disa mm deri në disa cm. Ato mund të kenë një bazë implantimi të gjerë dhe quhen polipe sessile ose bazë implantimi të hollë dhe quhen polipe pedunkulat dhe në varësi të gjatësisë së bazës, mund të arrijnë deri në vaginë duke dalë nga qafa e mitrës. Mund të jenë të vetëm ose disa polipe.

Ende nuk dihet shkaku i krijimit të polipeve endometriale, por faktorët hormonalë janë ata që ruajnë një rol kryesor në formimin e tyre.

Prania e tyre mund të shkaktojë infertilitet, duke u bërë barrierë në kavitetin uterin për formimin e shtatzënisë dhe më kryesore për t’u thënë, është që ato rrisin mundësinë e aborteve spontane.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet