Kryefaqja Shendet Mendor Portokalli mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit

Portokalli mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit

0
Shpërndaje

Konsumimi i frutave agrume, si portokallet, është lidhur me një rrezik 20% më të ulët të depresionit. Një studim i fundit ka treguar se ngrënia e një portokalli të mesëm në ditë mund të kontribuojë në këtë ulje të rrezikut. Kjo lidhje është e veçantë për agrumet, pasi nuk është vënë re një efekt të ngjashëm me frutat e tjera. Gjetjet sugjerojnë se substanca të dobishme në mikrobiomën e zorrëve, të lidhura me konsumimin e frutave agrume, mund të ndihmojnë në rregullimin e humorit dhe uljen e inflamacionit.

Një studim i ri ka identifikuar portokallin si një nga ushqimet që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit. Sipas një vlerësimi, rreth 280 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me çrregullim depresiv, një gjendje shëndetësore mendore që ndikon në humor dhe ndjenja.

Ekzistojnë disa faktorë rreziku për depresionin, përfshirë historinë familjare, ndryshimet hormonale, sëmundjet kronike dhe stresin e vazhdueshëm. Studime të mëparshme kanë treguar se disa ndryshime në stilin e jetesës, si aktiviteti fizik, gjumi i mirë, menaxhimi i stresit dhe një dietë e shëndetshme, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të zhvillimit të depresionit.

Një studim i botuar së fundmi në revistën “Microbiome” ka analizuar të dhënat nga më shumë se 32,000 gra të moshës së mesme.

Studimi sugjeroi se konsumimi i një portokalli të mesëm në ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të depresionit deri në 20%. Kjo lidhje duket të jetë specifike për agrumet, pasi nuk u gjet një lidhje e tillë për konsumimin e frutave ose perimeve të tjera.

Shkencëtarët besojnë se F. prausnitzii mund të ndikojë në nivelet e neurotransmetuesve si serotonin dhe dopaminë, të cilët ndihmojnë në rregullimin e humorit. Studimi inkurajon vazhdimin e kërkimeve për mënyra natyrore për të parandaluar depresionin..

Edhe pse hulumtimet janë në fazat e para, ka ende shumë për të mësuar mbi rolin e mikrobiomës në shëndetin mendor.

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here