Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme ministren e re të shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Salën.
Gjatë fjalës së tij në qendrën Spitalore Universitare, Rama tha se në mandatin e katërt priten transformime në shërbimin shëndetësor në vendin tonë.
“Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor. Sot duhet t’ju prezantoj me shefen e re të shërbimit të shendetësisë, Evis Sala”, tha Rama.
Ai theksoi se një nga shtyllat ku do të mbështeten është edhe futja e përparësisë së inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor.
“Në mandatin e tretë rritëm në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit, asaj që shërbimi ynë shëndetësor t’ju ofrojë qytetarëve. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është shumë e qartë që janë 2 shtylla të rëndësishme që ne do të mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetësor”, tha Rama.
