Prindër, kini kujdes: Këto shprehje tuajat krijojnë mosbesim te fëmija

Nga Lira Gjika, psikologe

“Ku kupton ky mi? Ky është i vogël” Ku di ky”. Këto shprehje zhvleftësuese të të rriturve dhe sidomos e prindërve, janë refreni që dëgjon fëmija gjatë mësimit dhe artikulimit të fjalës.

Është e çuditshme sjellja, indiferenca dhe mosbesimi i prindërve ndaj fjalëve të fëmijës. Prindër! Fëmija çdo fjalë që shqipton e thotë me seriozitet të plotë. Nuk është si i rrituri, që flet sipas rastit dhe shpesh duke shmangur atë që mendon vërtetë. Fëmija, kur flet dhe pohon, vërtetë zërin e ka të ulët dhe jo të fuqishëm, sepse e para është i parritur dhe e dyta pret “verdiktin” tuaj. Dhe ju, pa u menduar gjatëg  artikuloni një nga ato shprehjet: “se flet kot, se ky nuk di”.

Në këtë rast, kur prindërit duhet të jenë të vëmvëmends e të mahnitur, bëhen indiferent apo mosbesues. E kundërta ndodh kur fëmija qan apo bërtet, atëhere e marrin seriozisht, madje i nënshtrohen. Pra, e marrin me mosbesim e shaka, kur flet dhe i nënshtrohen kur bërtet. Prindër, është në dorën tuaj çfarë do t’i vlerësoni fëmijës, të bërtiturën apo fjalën. Prindër,  përpiquni të dëgjoni fëmijën tuaj me seriozitet dhe respekt edhe pse është i vogël. Mos i bëni sjellje të bërtiturën, por fjalën. E folura dhe artikulimi i çdo fjale nuk është një gjë e lehtë, dhe të rriturit këtë gjë e dinë shumë mirë, pasi shpesh hasin vetë vështirësi për të gjetur fjalën e duhur dhe për të folur me përgjegjësi pa u emocionuar apo hutuar. Kujdes prindër dhe ju të rritur të tjerë, ato shprehje ndërtojnë mosbesim te fëmija për fjalën e tij. Përpiquni t’i mënjanoni nga përdorimi.

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje